Home Lajme Rushiti dhe QKRMT-ja nominohen për çmimin Nobel për Paqe 2025

Rushiti dhe QKRMT-ja nominohen për çmimin Nobel për Paqe 2025

0
Rushiti dhe QKRMT-ja nominohen për çmimin Nobel për Paqe 2025

Për çmimin Nobel për Paqe 2025 janë nominuar Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

Rushiti ka bërë të ditur se nominimi është propozuar nga deputeti i Parlamentit të Suedisë, Magnus Jacobsson.

“Jam thellësisht e lumtur dhe e nderuar se unë dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) jemi nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2025. Ky vendim për nominim, i propozuar nga deputeti i Parlamentit Suedez, z. Magnus Jacobsson, më mbush me emocione të papërshkrueshme dhe mirënjohje të thellë”, ka shkruar drejtoresha e QKRMT-së në Facebook.

Ajo e ka quajtur arritje të madhe këtë nominim

“Si mjeke dhe aktiviste për të drejtat e njeriut, Dr. Rushiti ia ka kushtuar karrierën e saj adresimit të efekteve shkatërruese të torturës, dhunës seksuale dhe mizorive të tjera të kohës së luftës. Pas luftës së Kosovës (1998-1999), ajo themeloi Qendrën Kosovare të Rehabilitimit për Viktimat e Torturës (QKRMT), e para e këtij lloji në Kosovë. Nën udhëheqjen e saj vizionare, QKRMT ka ofruar mjekësi kritike, mbështetje psikologjike dhe ligjore për mijëra të mbijetuar, duke siguruar që zëri i tyre të dëgjohet dhe nevojat e tyre janë plotësuar”, thuhet në propozimin e deputetit suedez.

Exit mobile version