8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Rusët riemërtojnë adresën, ambasada amerikane në Moskë tani ndodhet në sheshin e “Republikës së Donetsk”

- Advertisement -

Moska e ka riemërtuar zonën jashtë Ambasadës së SHBA-së me emrin e republikës separatiste pro-ruse në Ukrainën lindore.

Adresa e re është ndryshuar në “Sheshi i Republikës Popullore të Donetskut”, njoftoi të mërkurën zyra e Bashkisë së Moskës, raporton CNN.

“Ambasada e SHBA-së në Rusi ka marrë një adresë të re zyrtare”, thuhet në deklaratë. “Tani misioni diplomatik ndodhet në adresën e mëposhtme: Federata Ruse, qyteti i Moskës, territori i brendshëm i rrethit komunal Presnensky, sheshi i Republikës Popullore të Donetsk, ndërtesa 1, ndërtesat 1-9.”

Adresa e re u zgjodh pas rezultateve të një votimi publik me afro 280,000 pjesëmarrës, sipas bashkisë së qytetit.

Në maj, këshilltarët e Moskës propozuan të riemërtohej një nga rrugët e Moskës për nder të “mbrojtësve të Donbasit”.  Adresa e mëparshme e ambasadës ishte 8 Bolshoi Devyatinsky Lane.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit