2.8 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Rummenigge me kritika për merkaton e Bayern: Mane e De Ligt s’janë kalibër botëror

- Advertisement -

Bayern Munich ka bërë dy lëvizje të mëdha këtë merkato, duke nënshkruar me Sadio Mane nga Liverpool dhe Matthijs de Ligt nga Juventus.

Dyshja u pritën mirë nga tifozët, por komente pozitive nuk ka edhe nga ish-shefi ekzekutiv i bavarezëve, Rummenigge.

Ai beson se merkatoja e Bayern nuk ishte mirë e planifikuar dhe dy lojtarët në fjalë nuk janë kalibër botëror.

“Pse janë lavdëruar Hasan Salihamidzic dhe ekipa e tij për transferimet e fundit të verës? Sinqerisht, unë nuk mund t’i bashkohem kësaj. Me gjithë respektin për Sadio Mane dhe Matthijs de Ligt – asnjëri nuk janë kalibër botëror i lojtarit”, ka thënë Rummenigge.

“Sigurisht, Mane do të bëjë mirë në Bundesliga dhe do të shënojë gola, por në moshën 30 vjeçare, nuk e shoh atë në nivelin më të lartë”, shtoi ai.

Bayern ka paguar 32 milionë euro për kartonin e Mane dhe senegalezi pritet të fitojë 15 milionë euro për vit në ‘Allianz Arena’. Në anën tjetër, për De Ligt u paguan 67 milionë euro.

Komentet e Heinz-Rummenigge u dhanë në një kolumnë që ai shkroi për ‘Sportbuzzer’.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit