Rumania mposhti Ukrainën me rezultat 3-0 në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të Grupit E në “Euro 2024”,
Dueli që u zhvillua në Allianz Arena solli mjaft gola, me Ukrainasit që nuk arritën të realizonin.
Golin e parë të ndeshjes në minutën e 29’të e realizoi mesfushori Nicolae Stanciu, derisa në minutën e 53’të të ndeshjes për 2:0 realizoi 28 vjeçari, Razvan Marin.
Ndërsa, fitoren me golin e tij e vendosi futbollisti i Gaziantep, Denis Dragus.