8 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Rumani-Kosovë, sot UEFA pritet ta tregoj vendimin e saj

- Advertisement -

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA sot pritet të marr vendim për ndeshjen Rumani – Kosovë.

Ndeshja e Ligës së Kombeve, e cila u zhvillua të premten, u ndërpre në minutat e fundit, pasi futbollistët kosovar e braktisën fushën.

Thirrjet e vazhdueshme raciste e politike, në Bukuresht, ”Serbia Serbia” e ”Kosova është Serbi”, detyruan kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin të mbledh bashkëlojtarët dhe të largoheshin drejt zhveshtores.

Pavarësisht insistimit të gjyqtarit dhe delegatit që ata të kthehn në fushë, futbollistët e Kosovës nuk pranuan një gjë të tillë dhe gjyqtari doli në fushë së bashku me lojtarët e Rumanisë dhe e mbylli ndeshjen.

Nuk dihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar i UEFA-s për këtë ndeshje, por këtë do ta mësojmë gjatë ditës së sotme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit