Rumania dhe Holanda sot do të kërkojnë kalimin në çerekfinale me fillim nga ora 18:00.
Tashmë të dyja kombëtaret i kanë bërë formacionet për përballjen e sotme.
Rumania befasoi në fazën e grupeve duke u renditur e para në grupin E, grup ky që ishte më interesanti në Euro 2024, ku katër kombëtaret kishin nga katër pikë.
Belgjika ishte në vendin e dyta, Sllovakia e treta kurse Ukraina e katërta, e cila s’u kualifikua për shkak të golaverazhit.
Kurse, Holanda u kualifikua nga vendi i katërt, që kishte katër pikë në grupin D, e ku përballë e kishte Austrinë, Francën e Poloninë.
Më poshtë gjeni formacionet zyrtare:
Rumania: Nita, Mogos, Burca, Dragusin, Ratiu, Marin, Man, Stanciu, Marin, Hagi dhe Dragus.
Holanda: Verbruggen, Ake, Van Dijk, De Vrij, Dumfries, Schouten, Simons, Reijnders, Gakpo, Depay dhe Berwijn