8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Rukiqi: Udhëzimi Administrativ i MINT-it krijon hapësirë që Qeveria të keqpërdor me kuotat tatimore në import

- Advertisement -

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se Udhëzimi Administrativ për vendosjen e kuotave tatimore në import, i nënshkruar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) krijon hapësirë që Qeveria të keqpërdor me kuotat në import dhe bënë diskriminim të akterëve të ndryshëm në treg, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se për këtë udhëzim ka pranuar shqetësime nga bizneset dhe shoqatat e tyre, pasi i njëjti nuk është diskutuar fare me grupet e interesit. Sipas tij, kjo është praktikë bizare e Qeverisë Kurti.

Rukiqi ka thënë se do ti shohin të gjitha rrugët procedurale, ligjore e parlamentare për ta kontestuar këtë udhëzim administrativ, e sidomos në aspektin se sa bie ndesh me Kushtetutën dhe me ligjin aktual që është për Tregti të Jashtme.

“Kam marrë edhe unë kërkesa edhe shqetësime nga bizneset dhe shoqatat e bizneseve të cilat janë të shqetësuara për disa arsye. E para është që një udhëzim administrativ i rëndësisë se veçantë që lidhet me administrimin e kuotave ne import, nuk është diskutuar fare me publikun,  nuk është diskutuar fare me grupet e interesit. Kjo është praktikë e vazhdueshme. Të gjitha këto udhëzime administrative, të gjitha këto akte ligjore, nënligjore të cilat janë me rendësi për ekonominë e vendit, me rendësi për funksionimin e hallkave të ekonomisë në asnjë rast dhe në asnjë herë të vetme nuk janë diskutuar me ata që prekin drejt për drejt nga këto udhëzime. Kjo është praktikë bizare e kësaj qeverie në trajtimin e atyre të cilët në këtë rast janë kontribuuesit me të mëdhenj të buxhetit të vendit, të punësimit në vend”, ka thënë ai.

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se ky udhëzim administrativ është kopje e neneve të Ligjit për Tregti të Jashtme.

Ai ka thënë se vendet e huaja në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, përcaktojnë kuota në import për produkte të caktuara, për industritë të caktuara por jo si në rastin e Kosovës që prek të gjithë importin.

Ai ka theksuar se si i tillë bie ndesh me ligjet aktuale që i janë në fuqi, është i rrezikshëm për të ardhmen e funksionimit të tregut në Kosovë dhe konkurrencën e lirë.

“Pjesa e dytë e problematikës që lidhet me këtë udhëzim administrativ nga ajo që ne e kemi analizuar në departamentin për ekonomi në LDK është se çka tenton me rregullu ky udhëzim administrativ. Ky udhëzim administrativ i referohet ligjit për tregti të jashtme, por në fakt vetëm është kopje e neneve të atij ligji dhe pastaj disa dispozita administrative që fare nuk e trajtojnë përmbajtjen, materien e kësaj çështje që janë kuotat në import. Vendet ne bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, në bazë të rregullave të organizatës botërore te tregtisë, përcaktojnë kuota në import por, për produkte të caktuara për industritë të caktuara. Por jo të bëhen rregullator i komplet importit. Ky akt nënligjor, e lejonë hapësirën që qeveria, në këtë rast MINT, keqpërdor me këto kuota në import. Krijon këtë hapësirë. Krijon hapësirë të madhe për diskriminim të aktrevë të ndryshëm në treg. Si i tillë përveç që bie ndesh me ligjet aktuale që i kemi në fuqi, është edhe i rrezikshëm për të ardhmen e funksionimit të tregut në Kosovë dhe konkurrencën e lirë. Atëherë ka edhe element antikushtetues brenda tij”, ka thënë ai.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit