Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si një formë të “luftës hibride” publikimin e një bisede mes Milan Radoiçiqit dhe shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Rukiqi përmes një shkrimi në Facebook thotë se VV-ja është kampione e luftës hibride.
Sipas tij, VV’ja është partia e vetmëqë përdor software të Intelegjences Artificiale, me mbi 30000 llogari false, për propagandë, linçim, shtrembërim të rezultateve zgjedhore dhe dehumanizim, kundër çdo kundërshtari në opozitë, media, shoqëri civile, biznese, përfshirë edhe diplomatët nga vendet mike.