Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se si pasoj e keqqeverisjes aktuale qytetarët e vendit kanë 26 për qind më pak të hyra në xhepat e tyre.
Sipas Rukiqit, e gjithë puna e kësaj qeveria mund të përshkruhet me fjalën “shumë çka është thënë, asgjë nuk është bërë”, kjo pasi sipas tij, kjo qeveri erdhi me idenë me krijuar vende pune të merituara e ka krijuar nepotizëm.
Ai ka theksuar se qeveria është duke manipuluar e hiperbolizuar me të dhënat për indikatorët e ndryshëm makro-ekonomik.
“Me një fjali, shumë çka është thënë, asgjë nuk është bërë. Do të thotë ka pasur shumë fjalë e pothuajse punë farë. Kjo është mendoj kategorizimi më i mirë për këtë qeverisje e cila erdhi me prioritete të tjera e përfundoj në prioritete të tjera. Erdhi me idenë me krijuar vende pune të merituara, krijoj nepotizëm. Qeveri u shndërrua në atë sallën e madhe të dasmave. Nëse e marrim thënjen e kryeministrit që për kushëri, familjarë janë dasmat dhe ahengjet, realisht nëse kështu metaforikisht e shohim qeverinë si objekt, mund të them me plotë përgjegjësi që qeveri është shndërruar në vend te ahengjeve dhe të dasmave. Për shkak se i vetmi punësim që ndodhi, ndodhi punësimi i njerëzve të afërt me partinë në pushtet. Realisht pjesa tjetër pastaj lidhet me shumë anomali, edhe në mënyrën se qysh prezantohen indikatorët e ndryshëm makro-ekonomik. Nëse këta e konsiderojnë që një pjesë e votuesve edhe nuk i merr veshe, ose nëse mendojnë se ai avazi i manipulimit të masave me premtime dhe me hiperbolizime të situatave ka funksiono, kjo mënyrë e manipulimimit të të dhënave është bajate dhe është një tendencë e varfër për me shit mjegull, për gjendjen faktike që ekziston, është e kundërta”, ka thënë ai.
Rukiqi ka thënë se qarkullimi i bizneseve dhe qarkullim i ekonomisë është drejtpërdrejt rezultat i 26 për qind inflacion në tri vite qeverisje, për të cilën tha se qeveria nuk ka marr as një masë të vetme për me e frenuar apo me i zbut efektet e inflacionit.
“E para krahasojnë vite që nuk krahasohen, e krahasojnë një vit ekonomik me pandeminë, me recesion me minus, me një vit që është në plus për më shumë të jashtëzakonshëm si pasoj e inflacionit. Nëse flasim për qarkullim të bizneseve dhe qarkullim në ekonominë reale, është drejtpërdrejt rezultat i 26 për qind inflacion në tri vite qeverisje ku qeveria nuk e ka marr as një masë të vetme për me e frenuar apo me i zbut efektet e këtij inflacioni. Sot secili nga ne i kemi 26 për qind më pak të hyra në xhepin tonë si pasoj e keqe qeverisjes, apo më mirë me thanë mos qeverisjes me ekonominë”, ka thënë ai.
Rukiqi ka thënë në bazë të gjitha indikacioneve rreth 30 mijë person janë shtuar në listat e të varfërve në Kosovë, kjo sipas tij, kjo do të konstatohet edhe nga Banka Botërore.
“E dyta GDP prapë ju kanë shtuar ato qarkullimi si pasoj e inflacionit, pra nuk kemi këtu rritje reale ekonomike. Nuk kemi këtu rritje reale ekonomike që prodhon zhvillim se kur prodhon zhvillim krijohen edhe vende pune, ne kemi sot nëse i marrim shifrat e TRUS-it të kursimeve pensionale sot kemi më pak të punësuar në listat e punësimit se sa që ka pasur kur e ka marr qeverisjen qeverisja Kurti. Për më shumë besoj që shpejt e konstaton edhe Banka Botërore me shifra reale, po në bazë të gjitha indikacioneve diku rreth 30 mijë person janë shtuar në listat e të varfërve. Pas një periudhe të gjatë pas pavarësisë me ulje të varfërisë janë tri vite të kësaj qeverisje që prapë trendi negativ, pra trendi i uljes së varfërisë është kthyer në trend pozitiv, apo më mirë më thanë është kthyer në trend të rritjes së varfërisë. Krejt këto nuk janë të mjaftueshëm edhe duke mos qenë realisht në as një rezultat atëherë më se lehti është me dalë me prezantuar shifra imagjinare”, ka thënë ai.