Lajme

Rukiqi: Qeveria i ka shkaktuar mjerim ekonomisë së vendit

By GAZETA SCANNER 1

August 28, 2024

Anëtari i LDK-së Berat Rukiqi, thotë se qeveria aktuale, e ka sjellë në mjerim ekonomik vendin.

“Mund të them se ajo çka i ka shkaktuar kjo qeveri vendit në kuptim ekonomik, më e pakta që mund të thuhet është një lloj mjerimi. Pra, realisht nuk i ka sjellë asnjë zhvillim, asnjë investim të rëndësishëm, asnjë shpresë për ndonjë projekt që po i shohin në të gjitha vendet e rajonit”, tha ai.

“Dhe për më shumë ka qenë arrogante me problemet që janë ballafaquar, tash para se të vi në emision, pata në dorë vendimin e ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Trepçës”, shtoi Rukiqi në “Edicionin Specia”.