Berat Rukiqi nga LDK’ja ka reaguar pas mbledhjes së ZRRE-së duke thënë se lajm më i keq se shtrenjtimi i rrymës, është fakti se në periudhën janar-mars të këtij viti janë importuar 90 milionë euro energji elektrike, dhe se për këtë shumë do të faturohen qytetarët në prillin e vitit 2026.
Ai ka thënë se kjo situatë vjen si rezultat i keqmenaxhimit të KEK-ut.
“Kjo paaftësi duhet të ndalet. Mafia energjetike duhet të ndalet. Energjia dhe çmimi i saj po shëndrrohen në emergjencë kombëtare. Rritje të tilla në baza vjetore, janë të përballueshme. Recetë e sigurtë per varfëri të qytetarëve dhe falimentim të bizneseve”, ka shkruar Rukiqi.
Postimi i plotë:
Ka edhe një lajm më të keq, se sa lajmi për rritjen 15% të çmimit të energjisë elektrike
– 90 milionë euro energji elektrike, janë
importuar, vetëm në periudhën Janar – Mars të këtij viti;
– Këto 90 milionë euro, import jashtë planit, do të na faturohen si rritje e rradhës në Prillin e vitit 2026;
– Ky import, i paplanifikuar vjen si pasojë e keqmenaxhimit në KEK, perkatësisht si pasojë e mos prodhimit të energjisë elektrike (rënies të blloqeve të Termocentralit Kosova B dhe qëndrimit të gjatë jashtë funksionit, me remonte jashtë të gjtha afateve);
– Kjo paaftësi duhet të ndalet. Mafia energjetike duhet të ndalet. Energjia dhe çmimi i saj po shëndrrohen në emergjencë kombëtare. Rritje të tilla në baza vjetore, janë të përballueshme. Recetë e sigurtë per varfëri të qytetarëve dhe falimentim të bizneseve.