15.6 C
New York
Thursday, May 8, 2025

Buy now

Rukiqi: Murati duhet të jap llogari për rritjen drastike të çmimeve të energjisë për bizneset

- Advertisement -

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Berat Rukiqi ka reaguar ndaj deputetit Murati, duke e akuzuar atë dhe kolegët e tij për paaftësi dhe arrogancë në menaxhimin e çështjeve ekonomike.

Rukiqi thekson se, si ministër në detyrë i Financave, Murati refuzoi ndarjen e një subvencioni prej 15 milionë eurosh për mbulesën e tarifave të energjisë për bizneset, duke lejuar që ato të dalin në treg të derreguluar me çmime që arrijnë deri në 300% më të shtrenjta.

Ai e cilëson këtë veprim si një dështim të rëndë që po e paguajnë bizneset dhe qytetarët.

 

Të ngjashme

Të fundit