6 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Rukiqi: Mesatarisht 130 persona në ditë e lëshojnë vendin si pasojë e kushteve ekonomike – qeveria merret me propagandë

- Advertisement -

Berat Rukiqi ka shpjeguar se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka arsye të gjej rrugë të re të saj por do të vazhdojë rrugën e saj e cila, rruga e shtet ndërtimit, prosperitetit ekonomik dhe integrimeve evropiane.

Sipas tij Kosova ka nevojë urgjente që të udhëhiqet nga LDK-ja që ta gjej një rrugë të re që e dërgon vendin përpara sepse vendi ka një ngecje të jashtëzakonshme si ekonomike ashtu edhe politike, kjo ngecje po përkthehet në varfërim për qytetarët, në mos zhvillim dhe ikje masive e të rinjve nga vendi.

“E kemi pa muajve të fundit në bazë të disa raporteve thuhet se brenda vitit 20-45 mijë persona e kanë lëshuar vendin që i bie mesatarisht 130 në ditë largohen nga vendi, kjo për shkak të kushteve të rënda ekonomike, kjo totalisht injorohet nga qeveria e cila dështimin e veta tenton me i mbulu me një propagandë, por numrat janë kokëfortë dhe janë e kundërta e asaj që propagandohet”, ka thënë Rukiqi.

Rruga e re ekonomike sipas Rukiqit është një paradigmë e re e cila synon që ta nxjerr vendin prej këtij kurthit në të cilin jemi, ku rritja ekonomike nuk e ka kaluar asnjëherë 4 % dhe kjo nuk mjafton që të kemi vende të reja pune e as zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

“Ne synojmë që të kemi rritje ekonomike së paku 5-6% e cila garanton hapje e vendeve të reja të punës dhe në zhvillim. Kjo rritje ekonomike e tanishme nuk krijon vende punë, nuk garanton zhvillim ekonomik, thjesht është vetëm për t’i përmbush disa nevoja bazike të qytetarëve dhe e papërspektivë për sektorin privat. Krejt aktiviteti ekonomik momental është shpërndarja e 100 eurove në çdo moment që bie përkrahja për qeverinë”, ka shtuar Rukiqi i LDK-së në “Euro n’T7”

Lidhja Demokratik e Kosovës sipas tij ka bërë më shumë se 100 projekte konkrete më të cilat synon këtë rritje ekonomike, synohet poashtu një buxhet që e kalon 4 miliard euro dhe linja se nga do të financohen këto projekte, pra do krijohet një cikël i ri në ekonomi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit