Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar pas deklaratës së Besnik Bislimit që tha se ikja e qytetarëve nga vendi është “diçka normale”.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se migrimi i kosovarëve nuk është pa arsye, por është migrim “i humbjes së shpresës dhe i kostove të papërballueshme të jetesës”.
“Per te normalizuar: migrimin, mbrojtjen e zyrtareve te korruptuar, krizat ekonomike, nepotizmin, hipokrizine, etj, vazhdojne te manipulojne, pa fije turpi. Migrimi i dy viteve te fundit ne Kosove, nuk eshte migrim pa arsye. Eshte migrim i humbjes se shpreses, eshte migrim i kostove te paperballueshme te jetesës”, ka shkruar ai.