9.1 C
New York
Friday, November 14, 2025

Buy now

Rukiqi i LDK-së për distancën me VV-në: Hendeku mes nesh nuk mbushet lehtë e në afat të shkurtër kohor

- Advertisement -

Berat Rukiqi, Anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se me Vetëvendosjen “ka hendek” që nuk mbushet lehtë e shpejtë për të arritur në bashkëpuni politik qeverisës.

Rukiqi numëroi një sërë arsyesh se pse LDK ka qëndrim të tillë: prej qasjes së Vetëvendosjes ndaj shtetit, kushtetutës së vendit dhe ligjeve, dhe deri te kualifikimet e rënda të Albin Kurtit ndaj Abdixhikut se “ty po të do Vuçiqi me qeveirisë Kosovën”.

“Me LVV-në ka hendek. Ekziston një kanal që s’mbushet lehtë, e i patejkalueshëm për një afat të shkurt kohor. E para është se si i janë qasur shtetit, Republikës së Kosovës…për me mrri te ata që e quajnë Republikë të Tretë. Qasja ndaj ligjit, kanë shkelë kushtetutë e ligje, kanë vjedhë e kanë provu me relatizivu vjedhjen. Edhe hajna edhe krenar. Raportet me aleatët, qasja ndaj ekonomisë, shëndetësisë…tash s’kemi as përbërës për hemodializë. Tash edhe e fundit, mënyra, se si i thotë Lumiri “ty po ka qef Vuçiqi, me të pas’”, tha ai në Pressing.

Të ngjashme

Të fundit