13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Rukiqi i LDK-së i reago Mujës për “pagën mesatare”: Deklaratë me shumë të pavërteta

- Advertisement -

Berat Rukiqi, zyrtar i lartë i LDK-së, ka komentuar deklaratën e Armend Mujës, deputet i VV-së, i cili tha se paga mesatare është 780 euro.

Rukiqi ka vlerësuar se kjo deklaratë është me “shumë të pavërteta”.

“Një deklaratë me shumë të pavërteta

1. Deputeti pretendon rritje të pagës mesatare në vend, duke llogaritur vetëm pagat në sektorin publik. Paga mesatare në një vend përfshin, mesataren e pagave në sektorin publik dhe në sektorin privat;

2. Referenca e tij për 780 euro pagë mesatare, burimin e ka të një propagandues tjetër i këtij pushteti, Ministri Murati, i cili në një status në facebook, para disa muajsh, pretendonte që paga mesatare në “sektorin publik”, këte vit do të arrin në 780 euro. Pra, deputeti burim të vetëm zyrtar i ka statuset e Muratit në facebook;

3. Deputeti thotë që paga mesatare në vitin 2019 ka qenë 580, ndërsa tani është 780 euro, apo në % një rritje prej 34%. Në këtë pretendim të tij, më së miri ilustrohet gënjeshr e pushtetit. Pagat në sektorin publik, në mandatin e kësaj qeverie janë rritur në një mesatare prej 10-12%, rritje që nuk e ka mbuluar as për së afërmi inflacionin e tri viteve të fundit (26% rritje çmimesh)” – ka shkruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit