28.1 C
New York
Saturday, August 16, 2025

Buy now

Rukiqi i LDK-së: Albin Kurti nuk e do as publiken, as privaten

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka kritikuar ashpër fillimin e procesit të shkyçjes së bizneseve nga rrjeti energjetik.

Ai ka treguar se çka i kishte thënë Kurti kur në cilësinë e kryetarit të Odës Ekonomikë të Kosovës ia kishte prezantuar një plan 12 pikësh për rritje ekonomike.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kurti nuk e di as publiken e as privaten.

“Kur isha Kryetar i Odës Ekonomike dhe Kurti sapo ishte zgjedhur Kryeministër, shkova ta uroj dhe ja prezantova edhe një platformë prej 12 pikash për rritjen ekonomike. Pasi më dëgjoi, me shumë vetëbesim më tha: “Unë e dua publiken, nuk e dua privaten.” Sot është e qartë: ai nuk e do as publiken, as privaten. – Në sektorin publik e ka shkatërruar diplomacinë, administratën dhe po tenton të rrënojë rendin juridik e kushtetues. – Në ekonomi ka ndalur dy projekte madhore energjetike dhe strategjike (Kosova e Re me thëngjill dhe termocentrali me gaz amerikan LNG), e ka çuar deficitin mbi 5 miliardë, me politika të gabuara i ka rritur çmimet dhe e ka bërë jetën e papërballueshme dhe me çdo vendim oae veprim, ka linçuar ose dëmtuar bizneset. Një gjë e ka dëshmuar se e do shumë, jashtë publikes e privates: paranë e mafisë energjetike”, ka shkruar Rukiqi.

Të ngjashme

Të fundit