-1.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Rukiqi e quan “dalldisje kolektive të pushtetit” ngazëllimin e VV-së me pranimin e pasaportës nga Spanja dhe heqjen e vizave nga Arabia Saudite

- Advertisement -

Lëvizja e kthyer në Parti, Vetëvendosje, ka shpërthyer në emotivitet duke paraqitur njohjen e pasaportës kosovare nga Spanja si dhe heqjen e vizave me Arabinë Saudite, si kush-e-di-çfarë arritje madhore teksa kanë trumbetuar këto dy gjëra si markë shënjuese e “punës së mirë” të tyre.

Zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, s’ka arritur të kuptojë dot këtë, siç e ka quajtur ai, “dalldisje kolektive të pushtetit” në lidhje me këto dy ndodhi; teksa ka shpjeguar se kur Kina kishte njohur pasaportat kosovare më 2012 e as Greqia para 10 viteve, as që kishte pasur ndofarë ngazëllimi politik, siç është puna sot.

Reagimi i Rukiqit:

– Ne Maj te vitit 2012, Kina, vend anetar i Keshillit te Sigurimit, ekonomia e dyte me e fuqishme ne bote, i ka pranuar pasaportat e Kosoves. Kerkova lajme, per ndonje dalldisje kolektive, nga deliri i kesaj ”njohje” nga Kina dhe nuk e gjeta assje lajm te vetem;

– Para 10 viteve, Greqia, nje vend mosnjohes i shtetesise se Kosoves, ka pranuar vendosjen e vizes Shengen, te leshuar nga ky shtet, ne pasaportat e Republikes te Kosoves. Edhe per kete lajm, kerkova ndonje dalldisje kolektive dhe nuk e gjeta asnje lajm te vetem;

Dalldisja kolektive e pushtetit me njohjen e pasaportes nga Spanja dhe hjekjen e vizave nga Emiratet e Baskuara Arabe, eshte shenje e çmendurise kolektive te ketij pushteti, i cili ne mungese te sukseseve dhe me deshtime ne çdo sektor, me hunbje qindra milioneshe nga sanksionet e BE-se, del dhe na i ”shet” si suksese kolosale, dy vendime, per te cilat ndikimi i tyre eshte 0.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit