Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me VV-në, Abdixhiku të reflektojë

- Advertisement -

Anëtari i LDK-së Naser Rugova, ka thënë se rikthimi i Vjosa Osmanit në këtë parti dhe veprimtarëve të tjerë të larguar  do të krijonte momentum të ri politik dhe do ta kënete një garë serioze politike mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se LDK ka nevojë për përbashkim dhe unifikim.

“LDK ka nevojë për një përbashkim, unifikim dhe do të dëshiroja të shihja znj. Osmanin dhe veprimtarë të tjerë të LDK-së që për një arsye apo tjetër nuk janë në LDK. Ky përbashkim, unifikim besoj se do ta krijonte një momentum të ri politik, do ta rikthente besimin e elektoratit të fjetur të LDK-së dhe do të kishte një garë politike bukur serioze mes LDK dhe LVV-së. Nuk ka dilema në këtë”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Rugova thotë se ka vlerësuar idenë e Abdixhikut për një bashkim të së djathtës, por ai ka thënë se kryetari i partisë duhet të hapet “pa dorëza” ndaj figurave që kontribuuan dhe kanë peshë.

“Dua të besoj edhe në një reflektim goxha serioz edhe të kryetarit të LDK-së. Të hapet pa dorëza për të gjithë ata njerëz që kanë dhënë kontribut, kanë peshë e unifikojnë elektoratin e LDK-së”, ka thënë Rugova.

Ai poashtu ka thënë se në parti duhet të rikthehet edhe Agim Veliu.

Të ngjashme

Të fundit