Anëtari i LDK-së, Naser Rugova ka renditur disa faktorë që sipas tij kanë ndikuar që partia ku bënë pjesë edhe ai është renditur e treta në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka thënë se lista zgjedhore, renditja e 20 kandidatëve të parë , futja e kryetarëve të komunave në listë si dhe fushata e personalizuar janë ndër shkaktarët për humbjen e LDK-së.
“Është e vërtet që e kemi humb këtë garë dhe kemi dalë të tretë… Sipas meje kanë qenë disa fakorë se pse jemi në këtë renditje. E para është lista zgjedhore edhe pse ka qenë 70% me emra kredibil, gjithëpërfshirës në aspektin profesional… Por, kanë munguar emra që kanë peshë. Nuk dua të lëshohem në emra. E dyta është renditja e 20 të parëve. Unë kam vërejtje personale… Një gabim tjetër është futja në listë e kryetarëve të komunave. Kjo e ka dëmtuar LDK-në në rezultatin zgjedhore…Elektorati I LDK-së është shumë inteligjentë nuk bënë shumë zhurmë, por e thotë verdiktin e vetë. E fundi është se ka qenë një fushatë e personalizuar më shumë në 4-5 persona, kryetari dhe rreth kryetarit”, ka deklaruar ai në Tëvë1.