Antonio Rudiger ka qenë nga lojtarët më të përfolur javët e fundit në lidhje me një transferim diku larg Chelseas.
Ka pasur interesim nga shumë ekipe të mëdha evropiane, por lojtari ka insistuar në një pagë të lartë, çka ka bërë që disa klube të heqin dorë siç është Real Madridi.
Sidoqoftë raportet e fundit theksojnë se Rudiger tani ka ndryshuar mendje dhe po mendon qëndrimin në Stamford Bridge.
“Antonio Ruediger dëshiron të qëndrojë në Chelsea. Pas një oferte të parë zhgënjyese, tani klubi dhe lojtari janë në bisedime më të mira”, ka raportuar gazetari i njohur i BILD, Christian Falk.
TRUE✅ @ToniRuediger would like to stay at @ChelseaFC. After a first disappointing offer now Club and Player are in better talks @PSG_inside @realmadrid @FCBayern pic.twitter.com/rJFAqYhmOv
— Christian Falk (@cfbayern) January 12, 2022
Është raportuar se Rudiger po kërkon pagë javore prej 400 mijë funteve në javë, dhe mbetet të shihet nëse klubi i Chelseas ia ka ofruar këtë shumë astronomike gjermanit.