Avokati Naim Rudari në Klan Kosova ka deklaruar se është jashtëzakonisht e rrezikshme që stacioni policor ta ketë pyll tërë pjesën prapa.
Sipas tij, vendi ku më parë qëndronte krimineli Radojçiq, e që tash pritet të jetë stacion policor, nuk është i përshtatshëm.
“Vlerësoj se është jashtëzakonisht e rrezikshme që të gjithë pjesën prapa ta ketë në pyll. Këtu mund të kanoset ndonjë rrezik i papritshëm dhe mund të jetë tejet mirë i përgatitur. Mund të futet dikush deri në brendësi, meqenëse vendi është i tillë“, tha Rudari