-1.5 C
New York
Thursday, January 16, 2025

Buy now

Rudari: Fatoni mund të jetë rrahur e më pas ekzekutuar, Serbia po mundohet t’i fsheh të bëmat e saj

- Advertisement -

Avokati Naim Rudari, ka hedhur një tjetër pistë në rastin e Faton Hajrizit. Ai tha se Hajrizi mund të jetë torturuar fizikisht e më pas edhe ekzekutuar.

“Ka mundur që i njëjti të mbyllet hermetikisht siç ata po e thonë, për të mos pasur mundësi që askush ta sheh, dhe ndoshta edhe qëllimisht ta lënë që të prishet kufoma për ti mbuluar gjurmët e tyre të dhunës“, deklaroi ai në Klan Kosova.

Ai theksoi se beson se Serbia vazhdimisht do të bëjë kërkesa tjera vetëm që familja mos të mund ta marrë trupin dhe ta varros.

Sipas tij, forma më e saktë e verifikimit të një personi janë gjurmët e gishtërinjve të tij, prandaj nuk ka nevojë për ndonjë veprim tjetër shtesë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit