7.4 C
New York
Thursday, February 27, 2025

Buy now

Rubio i përgjigjet kancelarit në ardhje të Gjermanisë që kërkoi “pavarësi” nga SHBA-ja: Kemi aleatë në NATO që mezi kanë ushtri

- Advertisement -

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio iu përgjigj kancelarit në ardhje të Gjermanisë, Friedrich Merz, i cili pasi fitoi zgjedhjet të dielën, tha se presidenti amerikan Donald Trump “nuk shqetësohet shumë për fatin e Europës”, ndërsa shtonte se prioritet i tij absolut do të jetë forcimi i Europës dhe pavarësia nga SHBA-ja.

Ai thoshte se NATO në formën e saj aktuale është “në rrezik” dhe se ka ardhur koha që shtetet europiane ta krijojnë një kapacitet të pavarur mbrojtës europian.

Me të nisur përgjigjen ndaj këtyre deklaratave, Rubio tha në Fox News se “NATO nuk është në rrezik”.

“Reagimi im është se NATO-ja nuk është në rrezik. E vetmja gjë që e vë NATO-n në rrezik është fakti që kemi aleatë të NATO-s që mezi kanë ushtri, ose ushtritë e të cilëve nuk janë shumë të afta sepse kanë kaluar 40 vjet pa shpenzuar asnjë para për to”, tha Rubio.

Kryediplomati amerikan tha se Trump ka argumentuar se shtetet e pasura të Europës duhet të investojnë më shumë në mbrojtje.

“Djithçka që ka argumentuar Presidenti Trump është ajo që çdo president amerikan ka argumentuar për 30 vitet e fundit, dhe kjo është se këto janë vende të pasura, veçanërisht në Europën Perëndimore. kanë mjaft para, duhet t’i investojnë ato në sigurinë kombëtare. Dhe nuk po e bëjnë. Keni vende që shpenzojnë 1.5%, 1% të ekonomisë së tyre, dhe ne thjesht nuk mund ta vazhdojmë ta subvencionojmë këtë. Nuk është fer dhe nuk është e qëndrueshme”.

Këtë përgjigje të Rubios e ndau në Facebook faqja zyrtare e Departamentit amerikan të Shtetit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit