21.5 C
New York
Friday, July 4, 2025

Buy now

Rubio i ashpër me Dodikun: Veprimet e tij po kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e Bosnjës

Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, ka dënuar veprimet e fundit të presidentit të Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodik.

Ai ka bërë me dije se këto veprime përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës.

Në llogrinë e tij “X”, kryediplomati amerikan iu ka bërë thirrje liderëve politikë në Bosnje e Hercegovinë për t’u angazhuar në dialog konstruktiv dhe të përgjegjshëm.

Veprimet e presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, po minojnë institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës dhe po kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e saj. Kombi ynë inkurajon liderët politikë në Bosnjë dhe Hercegovinë që të angazhohen në dialog konstruktiv dhe të përgjegjshëm. Ne u bëjmë thirrje partnerëve tanë në rajon që të bashkohen me ne për të kundërshtuar këtë sjellje të rrezikshme dhe destabilizuese”, ka shkruar Rubio.

Më 5 mars, udhëheqësi i Republikës Sërpska ka dekretuar ligjet e miratuara nga Kuvendi i kësaj republike, të cilat ndalojnë punën e Gjykatës, Prokurorisë, Agjencisë Shtetërore të Hetimeve (SIPA) si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor e Prokurorial të Bosnjës në territorin e këtij entiteti.

Të ngjashme

Të fundit