Dëshmitari James Rubin tha në Hagë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte strukturë komanduese.
Kjo deklaratë e dëshmitarit erdhi pasi u pyet se në një strukturë ushtarake siç ishte UÇK-ja a do të ishte me rëndësi të dihej se kush caktonte kë në pozita hierarkike, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Në qoftë se ne do të pajtoheshim se kishte strukturë ushtarake UÇK-ja, po. Unë këtë e kundërshtoj sepse nuk mendoj që ka pasur ndonjë strukturë ushtarake UÇK-ja”, tha dëshmitari.
Dëshmitari pohoi se Adem Demaçi ishte kundër çdo marrëveshje që nuk e kishte pavarësinë e Kosovës dhe se Thaçi po tentonte që ta bindte atë që të arrihej ajo e Rambujesë.