19.3 C
New York
Monday, September 15, 2025

Buy now

Rubin tregon për një bisedë të Thaçit me Albright para Rambujesë: Ishte gati të qante

- Advertisement -

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, po vazhdon dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në seancën gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Rubin në dëshminë e tij ka thënë se Thaçi kishte zhvilluar një bisedë me ish-sekretaren Madeleine Albright një ditë para Rambujesë, ku atëkohë udhëheqësi i delegacionit shqiptar ishte gati të qante, raporton Gazeta Insajderi.

Pjesë nga dëshmia:

Pjesë nga dëshmia:

Misetiq: Në paragrafin 24 të deklaratës suaj, z. Thaçi iu tregoi se ishte i shqetësuar se nuk kishte autoritet të plotë të firmoste në emër të UÇK-së pa miratim. Këtu flet sekretarja Albright, i drejtohet z. Thaçi: Ti personalisht do të jetë përgjegjës për vdekjen e njerëzve tu. Lidershipi është të marrë vendime të vështira, nëse nuk pranon s’do ta kesh përkrahjen e Perëndimit. Do ta rrezikosh miqësinë me mua dhe z. Rubin. Thaçit sa nuk i shpëtonin lotët. Ai tha se kishte qenë dëshmitar i vdekjeve të shokëve të tij, ishte i vetëdijshëm për pasojat, pastaj duke e ndreçur qëndrimin tha se i vinte keq… Pyetja ime e parë është: A është kjo e saktë?

Rubin: Po.

Misetiq: A është e vërtetë që z. Thaçi që ishte gati të qante gjatë komunikimit me zonjën Albright.

Rubin: Kjo është përshtypja ime.

Misetiq: Pas analizimit të kësaj situate, Albright u kthye me automjet në Paris. Ishte i shqetësuar. Tha se ishte në presion nga komandantët e UÇK-së dhe financuesit e saj në Evropë. Ata do ta cilësonin tradhtar. A është e vërtetë kjo?

Rubin: Po.

Misetiq: A ju tha z. Thaçi se nuk mund ta nënshkruante marrëveshjen se ishte në presion që do të cilësohej tradhtar?

Rubin: Po. Ideja ishte që nuk mund të bëheshin deklarata specifike për pavarësinë dhe ky ishte thelbi i diplomacisë. Për këtë diskutohej në Rambuje. Ne donim që të mblidhej gjithë bota bashkë, madje edhe Rusia që ishte pjesë e këtyre negociatave. Shtetet e mëdha po përpiqeshin të parandalonin masakra. Për ta bërë këtë, ne donim që fuqitë e mëdha të punonin së bashku, jo vetëm SHBA-të. Madeleine Albright donte sa më shumë unanimitet mes fuqive të mëdha dhe ndihmën e Rusisë. Rusia ishte në favor të dëshirës serbe për të mos pasur deklarata pavarësie në dokument. Ne na duhej një kompromis, një veprim diplomatik, që të kalonim në fazën e radhës, ku do të kishim gjithë botën në anën tonë që t’i mbushnim mendjen serbe. Ai tha se nuk mund të na thoshte ne “Po” pa pasur një deklaratë specifike pa pavarësinë, sepse ai duhej të diskutonte me komandantët e UÇK-së. Ishin maksimalistë, donin të gjitha. Ne kërkonim një mes të artë. Mund ta shprehim vullnetin e popullit, pa përmendur fjalën pavarësi. Po nuk përdora fjalën pavarësi, mua do të më konsiderojnë si person që ka hequr dorë nga pavarëisa e vendit. Ma shpjegoi se ai nuk ishte përgjegjës. Ishte thjesht personi që komunikonte me ne, sepse kishte një rol politik në UÇK, por jo edhe rol udhëheqës, ishte pasqyrim i një lëvizje dhe shumë persona në atë lëvizje donin pavarësi tani. Ideja ishte si t’i kënaqim të gjithë.

Të ngjashme

Të fundit