James Rubin, ish-ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit gjatë kohës së luftës në Kosovë, ka thënë se gjatë dëshmisë tre ditore të tij si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, pyetjet e gjyqtarëve ishin të anshëm.
“Unë arrita të dëshmoja për tre ditë të gjata, por duhet të them këtu se gjyqtarët, për habinë time, më bënë pyetje që dukeshin jashtëzakonisht të njëanshme. Ato nuk tingëllonin si pyetje që kishin për qëllim gjetjen e fakteve. Prokurori ka të drejtë të paraqesë rastin e tij”, tha Rubin në një intervistë për gazetaren amerikane, Christiane Amanpour.
Ai ka treguar edhe përshtypjet e tij në lidhje me procesin gjyqësor pas dëshmisë.
“Mbrojtja paraqet rastin e saj. Gjyqtarët janë të supozuar vetëm të mbledhin prova në mënyrë që të mund të ulen dhe të marrin një vendim. Dhe nga pyetjet që mora nga disa prej gjyqtarëve, mora përshtypjen se ata tashmë kishin vendosur se UÇK-ja ishte një organizatë plotësisht funksionale mbi të cilën Hashim Thaçi qëndronte në krye. Që nuk është e vërtetë, shtoi.
Në vlerësimin e tij, Gjykata Speciale duhet t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së, pasi që, vlerëson ai, kjo do të ishte gjëja e duhur.
“Pra, përgjigjja e parë ndaj pyetjes është se ky tribunal duhet të bëjë gjënë e duhur. Duhet në thelb t’i shpallë ata të pafajshëm dhe pastaj Shtetet e Bashkuara bashkë me Evropianët duhet të ulen me liderët e Kosovës dhe Serbisë dhe ta zgjidhin këtë problem”, deklaroi