Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin në dëshminë e tij në Hagë pro-Thaçit dhe të tjerëve, tha se është takuar me udhëheqës të Kosovës gjatë luftërave në fillim të viteve të 90-ta në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë asaj kohe, ai tha se në Prishtinë ishte takuar dy ose tri herë me ish-presidentin Ibrahim Rugovën, dhe me shqiptarë të tjerë, transmeton Klankosova.tv.
Rubin thotë se në vitin 1991-1992 ai dhe Madeline Albright kishin mendime të ngjashme, për të depërshkallëzuar tensionet në Ballkan, rrjedhimisht edhe në Kosovë.
“Ishe kauzë shumë e rëndësishme”, tha tutje ai.
James Rubin po ashtu deklaroi se kishte gisht në themelimin e Tribulanit të Kombeve të Bashkuara për ish-Jugosllavinë.
Ai pohoi po ashtu se ishte i përfshirë në Marrëveshjen e Rambujesë me delegacionin shqiptar.
Rubin po ashtu tha se ka pasur ndërveprim me Thaçin në vitin 2000.
“Më kujtohet takimi i parë me Thaçin, ishte kohë e vështirë, nuk kishte ndonjë pushtet. Herën e parë pas publikimit të këtij artikulli, jemi takuar në Nju Jork pasi ishte bërë kryeministër. Unë u habita shumë, sepse ai kishte kaluar nga nja djalë i ri që punonte në rrethana të vështira, dhe ishte bërë kryeministër. Pra kishin kaluar katër-pesë vite. Hera e fundit që jemi takuar ka qenë rreth vitit 2018, kur po punoja në Uashington”, tha Rubin.