18.5 C
New York
Tuesday, September 16, 2025

Buy now

Rubin: Nuk arritëm të vërtetonim akuzat për UÇK-në

- Advertisement -

Ish-zyrtari i lartë i ShBA-së James Rubin, e ka vazhduar dëshminë e tij në ditën e dytë i ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai u pyet nga Prokuroria rreth pretendimeve se UÇK-ja ishte përfshirë në veprimtari kriminale dhe vrasje.

Rubin deklaroi se Shtetet e Bashkuara i kishin trajtuar këto akuza, por nuk kishin arritur t’i vërtetonin.

“Ka patur pretendime dhe akuza për një vit, ne shikuam ato nuk arritëm t’i vërtetonim. Mendoj që po ata ishin një forcë qe duhej të merreshin parasysh dhe në konsideratë në terren dhe ne donim të krijonim një Kosovë më afatgjate, të kishim shkëmbime dhe të punonim me z. Thaçi”, tha ai njofton Klankosova.tv.

Ish-ndihmësi i sekretari Amerikan u pyet po ashtu edhe nga Prokurori i çështjes nëse është e saktë që në vitet 1998 dhe 1999 mediat ndërkombëtare dhe organizatat tjera kishin publikuar raporte me pretendime të besueshme për krimet e kryera nga pjesëtarë të UÇK-së.

Ai u përgjigj shkurt: “Po.”

Tutje, prokurori iu referua një dokumentari të transmetuar nga BBC, duke e pyetur Rubin nëse aty ai kishte pranuar që anëtarë të UÇK-së kishin vrarë civilë serbë me gjakftohtësi.

Në përgjigje, Rubin deklaroi:

“Më kujtohet se i dënuam veprimtaritë e UÇK-së në fazën fillestare, pasi po vriteshin civilë dhe jo ushtarë, prandaj dhe ne i dënuam këto veprimtari terroriste të UÇK-së, por me kalimin e viteve njohëm më mirë organizatën”, u shpreh Rubin

Të ngjashme

Të fundit