18.2 C
New York
Wednesday, September 17, 2025

Buy now

Rubin në Hagë: Thaçi shihej si “udhëheqës” i një kombi, ne donim që ai të bëhej i tillë

- Advertisement -

James Rubin, ish-ndihmës i Sekretares amerikane të Shtetit, po vijon dëshminë e tij në Gjykatën Speciale, në procesin ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjatë seancës së sotme, atij iu prezantuan deklarata të pjesëmarrësve në Konferencën e Rambujesë të vitit 1999, përfshirë edhe fjalët e Sekretares së atëhershme të Shtetit, Madeleine Albright.

Një nga gjykatësit citoi Albright, e cila i ishte referuar Hashim Thaçit si “lider”, dhe e pyeti Rubin lidhur me këtë vlerësim dhe me strukturën komanduese të UÇK-së.

“Ajo tha ‘lider, padyshim lider’… Nuk i drejtohet Adem Demaçit, as nuk thotë se ishte një lloj ministri i jashtëm”, tha gjykatësi.

Rubin sqaroi se fjalët e Albright nuk e përcaktonin Thaçin si të vetmin lider, por si njërin nga figurat kryesore.

“Ajo tha ‘njëri prej liderëve’, dhe këtu ka një dallim të madh,” u përgjigj ai.

Megjithatë, Rubin theksoi se qëndrimi i ShBA-së ishte i qartë:

“Ne donim që Thaçi të kthehej në një udhëheqës, udhëheqës i një kombi.”

Ai shtoi se ka pasur autoritet të plotë nga Albright dhe se, po të kishte ndonjë informacion tjetër për rolin e Thaçit, ai do ta kishte ditur.

Të ngjashme

Të fundit