James Rubin gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, foli edhe për ish-gjeneralin Agim Çekun.
Ish-zyrtari i lartë amerikan tha se përderisa takoheshin me komandatët të UÇK-së në zona të ndryshme për të folur rreth negociatave, Rubin tha se ishte parë me Çekun për të festuar transformimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai zbuloi se të dy pinë nga një gotë uiski për këtë rast, transmeton Klankosova.tv.
“Me gjeneral Çekun pimë nga një gotë uiski për të festuar transformimin e UÇK-së”, u shpreh Rubin.