22.5 C
New York
Sunday, September 21, 2025

Buy now

Rubin: Kosova, storie suksesi e Amerikës – do të ishte më e arsyeshme që Thaçi të mbrohej në liri

- Advertisement -

Ish-diplomati amerikan, James Rubin, i cili ditë më parë dëshmoi pro ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë, në një intervistë ekskluzive në “Jehona politike” në Klan Kosova i komentoi fjalët e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ku ky i fundit e pati kritikuar Gjykatën Speciale se “Thaçi është peng politik” i saj.

Rubin tha se duke marrë parasysh vitet e shumta për aktakuzë, sipas tij, do të ishte më e lehtë dhe më e arsyeshme që Thaçi të mbrohej nga liria.

“E them këtë sepse kur ishte president dhe kur kishte aktakuzë, ai ka bërë atë që ka menduar se ishte më e mira për popullin e Kosovës, pra që t’i dorëzohej gjykatës”.

“Duke e marrë parasysh që për aktakuzë është dashur shumë vite që kjo të shndërrohej në një rast të vërtetë, do të ishte më e lehtë dhe më e arsyeshme që të mbrohej nga liria me ndonjë byzylyk në këmbë apo diçka tjetër, sepse ishte mëse e qartë se nuk do të ikte. Mënyra se si e quajti Edi Rama, nuk është aq larg nga faktet”, tha Rubin, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai foli edhe për Kosovën, ku tha se për dallim nga intervenimet e tjera që Amerika i ka kryer në Afganistan, Irak e Libi, Kosova është storie suksesi.

“Besoj që Kosova është një moment i jashtëzakonshëm në historinë amerikane. Në vitin 1999, revista që ka një opinion goxha realist e ka quajtur si “maja e civilizimit perëndimor dhe evropian”, sepse Amerika e udhëhequr nga Albright dhe Clintoni kanë udhëhequr botën për të marrë një vendim që s’ka qenë i lehtë, për të detyruar marrëveshjen paqësore tek palët me gatishmëri për të përdorur fuqinë ushtarake dhe kjo është pika kryesore”.

“Hap pas hapi, Kosova bëri atë që të gjithë ne shpresuam se do ta bënte. U evolua në një demokraci të suksesshme që pastaj u njoh nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve në botë. Pra, krahasuar me intervenimet e tjera që Amerika i ka kryer, më vjen keq ta them, në Afganistan, Irak, Libi, ky ka qenë një storie suksesi dhe ende është”, tha ai

Të ngjashme

Të fundit