21.1 C
New York
Tuesday, September 16, 2025

Buy now

Rubin: Demaçi s’e kishte premtimin e SHBA-së sikurse e kishte Thaçi

- Advertisement -

James Rubin tha të martën në Hagë se Adem Demaçi hezitonte nënshkrimin e marrëveshjes në Rambuje sepse nuk e kishte premtimin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia dhanë Hashim Thaçit.

Sipas Rubin, ky premtim kishte të bënte me faktin që në rast se Thaçi do nënshkruante marrëveshjen dhe pala serbe nuk do e bënte, atëherë ata do të angazhoheshin për fushatë ajrore kundër Serbisë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Hashim Thaçi kishte diçka që Adem Demaçi nuk e kishte- që ishte premtimi nga SHBA dhe nga ushtria ushtarake nga perëndimi, bota, nga NATO-ja. Këtë premtim e kishte vetëm Hashim Thaçi në duar që në qoftë se ai nënshkruan dhe serbët nuk nënshkruajnë atëherë SHBA do të fillonte fushatën ajrore dhe bombardimet kundër Serbisë”, tha ai.

Ai tha se përveç Thaçit, askush nuk e ka pasur në duar të veta një premtim siç i ishte bërë Thaçit.

“Askush nuk e kishte në duart e veta këtë premtim përveç Hashim Thaçit. Bota e dinte këtë gjë përmes artikujve publik dhe ne e kishim bërë të qartë, ia kam thënë drejtpërsëdrejti unë vetë me gojën ti, po ashtu edhe Madeleine Albright, e po ashtu edhe Wesley Clark”, tha ai.

Fakti që Thaçi e kishte në dorë një premtim të tillë, sipas Rubin i jepte fuqi atij.

Të ngjashme

Të fundit