11.9 C
New York
Friday, December 19, 2025

Buy now

Ruben Neves synon rikthimin në Ligën Premier, dy gjigantët anglezë në garë

- Advertisement -

Mesfushori Ruben Neves po përgatit terrenin për një rikthim në Ligën Premier që në afatin kalimtar të muajit të ardhshëm, duke vënë në lëvizje disa klube angleze, mes tyre Manchester United dhe Newcastle United.

Pportugez, aktualisht pjesë e Al-Hilal në Arabinë Saudite, ka refuzuar ofertat për rinovimin e kontratës, çka e bën atë një nga emrat më të kërkuar sapo të rihapet merkatoja më 1 janar.

Al-Hilal, që pagoi rreth 47 milionë funte për ta transferuar Neves nga Wolverhampton Wanderers në verën e vitit 2023, është i gatshëm ta lejojë largimin e tij që në fillim të janarit, në mënyrë që të shmangë rrezikun e humbjes së lojtarit pa pagesë gjatë verës, raporton “The Times”.

Raportimet e para sugjerojnë se një shumë rreth 18 milionë funtesh mund të jetë e mjaftueshme për të siguruar shërbimet e mesfushorit, megjithëse klubet e interesuara besohet se mund të negociojnë edhe një çmim më të ulët, duke marrë parasysh situatën kontraktuale.

Në këtë sezon, Neves ka zhvilluar 15 ndeshje me fanellën e Al-Hilal, duke realizuar 5 gola dhe duke kontribuar me 1 asistim, shifra që dëshmojnë se ai mbetet një profil shumë i vlefshëm për tregun evropian.

Të ngjashme

Të fundit