2.6 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

“Ruaje gjithmonë shpinën kur të shkosh diku…”, deputeti shqiptar në Serbi merr kërcënime!

- Advertisement -

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka marrë një kërcënim serioz në Facebook.

Ai ka bërë të ditur përmajtjen e shkrimit.  “Mjaft me rrëmbime, ndërsa sa të përket ty personalisht,  ruaje gjithmonë shpinën kur të shkosh dikund. Nuk do të kuptosh asnjëherë kur do të vij për kokën tënde“ është teksti i mesazhit që kam marrë, përmes mesenger,  nga përsoni Danijell Millkoviq”.

May be an image of ‎text that says '‎13:02 ا 4G Danijel Milkovic Danijel Milkovic 02:48 Samo nastavi da sanjas siptar, kada se najmanje budete nadala onda ce se sve zavrsiti kako treba Hi, thanks for contacting us. We've received your message and appreciate you reaching out. Dosta je bilo otimanja a sto se tice tebe licno pogledaj pozadi ramena kada ubufuce budes isao negde nikada neces znati kada dolazim po tvoju glavu This person is unavailable onMessenger. More options‎'‎

Postimi i plotë:

Për muajë me radhë, Serbia po mundohet për të ndërtuar një realitet virtual të gjoja rrezikimit të jetës së Serbëve në Kosovë.

Ndërkohë, sa është e rrezikuar liria dhe jeta e shqiptarëve në Serbi flasin rastet e shumta të diskriminimit.

Dënimi i para disa ditëve i kryetarit të Këshillit Kombëtar, Ragmi Mustafi, për përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar me 28 nëntor të vitit të kaluar, paraqet vetëm një nga rastet e këtilla .

Ndërkohë, sot, përmes rrjetit social Facebook, nga një person i panjohur kam pranuar kërcënime të drejtpërdrejat për jetën time.

„Mjaft me rrëmbime, ndërsa sa të përket ty personalisht,  ruaje gjithmonë shpinën kur të shkosh dikund. Nuk do të kuptosh asnjëherë kur do të vij për kokën tënde“ është teksti i mesazhit që kam marrë, përmes mesenger,  nga përsoni Danijell Millkoviq.

Kjo është atmosfera në të cilën punojnë, veprojnë dhe jetojnë shqiptarët, në Serbinë autoritare të Aleksandar Vuçiqit.

Kjo klimë antishqiptare, për vite me radhë po stimulohet nga mediat proqeveriatare dhe deklaratat e shpeshta  fyese të qeveritarëve serb.

Kjo atmosferë diskriminuese e kërcënuese është arsyeja kryesore e kërkesës tonë për zgjidhje simetrike të të drejtave të komuniteteve.

Puna jonë vazhdon, ajo nuk do të ndalet, as për shkak të kërcënimeve apstrakte e as atyre konkrete që mund të vijnë.

Të vërtetën do ta themi, pavarësisht se të tjerëve nuk i pëlqen.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit