Policia e Kosovës ka tentuar të heqë njërën barrikadë në magjistralen Mitrovicë- Bërnjak, në fshatin Zupç.
Kjo pasi derisa policia po patrullonte, serbët lokalë kanë vendosur barrikadën.
Megjithatë, kjo nuk arrit, prandaj në këtë situatë, policia ka zgjedhur rrugët alternative.
Nuk dihet ende nëse do të veprohet për të hequr barrikadat të tjera, RTK.
Ndryshe Kosova ka mbyllur përkohësisht dy pikat kufitare në veri të vendit.
Policia njoftoi se pikat kufitare në Bërnjak e Jarinjë janë mbyllur për kalim të udhëtarëve.
“Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak”, deklaron policia.
“Njoftohen të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim”, thuhet në komunikatë.
Në njoftimin zyrtar të policisë nuk janë përmendur barikadat e vendosura nga serbët lokalë në magjistralet Mitrovicë- Jarinjë e Mitrovicë- Bërnjak.