9.1 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

RTK: Pjesëtarë të KFOR dhe EULEX vendosen në objektet afër Urës së Ibrit

- Advertisement -

Mbi objektet në afërsi të urës së Ibrit qysh në orët e mëngjesit janë vendosur pjesëtarë të EULEX-it dhe të KFOR-it, ndërsa ekspertët për matjet e stabilitetit të urës të kontraktuar nga qeveria deri tani ende nuk janë parë te kjo urë.

Ndërkohë, në orën 11:00 është paralajmëruar një protestë nga serbët lokal, të cilët e kundërshtojnë hapjen e urës së Ibrit, e cila është e mbyllur për qarkullim të veturave që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Prania e KFOR-it dhe EULEX-it vjen pasi një grup qytetarësh nga komuniteti serb kanë paralajmëruar se do të protestojnë mesditën e sotme në Mitrovicën e Veriut.

Protestën e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për veriun, teksa shtoi se policia do të jetë e pranishme të mbaj rendin.

Sipas tij parashihet të jetë protestë e qetë.

“Grup i qytetarëve e ka lajmëru protestën e nesërme në ora 11.00 që planifikohet të mbahet në sheshin Car Lazar. Arsyeja e kësaj proteste është gjendja e keqe e serbëve në të cilën gjinden”, tha Elshani.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit