11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

RTK: Për 4 vite asnjë njohje, qeveria kritikohet se nuk pati strategji, MPJ nuk kthen përgjigje

- Advertisement -

Janë bërë më shumë se katër vjet prejse Kosova nuk e ka marrë asnjë njohje. Shteti ynë e ka marrë njohjen e fundit nga Izraeli në shtator të vitit 2020, si rezultat i marrëveshjes së Uashingtonit. Njohësit thonë se Kosova këto vite nuk pati strategji të fokusuar në sjelljen e njohjeve të reja për vendin. E Ministria e Jashtme nuk ka kthyer përgjigje për RTK-në as pas një javë përpjekjeje.

Një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë, e nënshkruar në Uashington më 4 shtator të vitit 2020, i solli Kosovës, njohjen e fundit të shtetësisë së saj. Izraeli dhe Kosova zyrtarisht vendosën marrëdhënie diplomatike pas 4 muajve.

Nga atëherë, Kosova nuk ka marrë asnjë njohje tjetër, madje as nga pesëshja e Bashkimit Evropian, Greqia, Rumania, Spanja, Sllovakia e Qiproja.

Shteti sllovak që mbetët në qëndrimin se pavarësia e Kosovës shkelë integritetin territorial të Serbisë, së fundmi njoftoi së në fund të vitit do të mbyllë zyrën ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Prishtinë, siç kanë thënë për shkak të riorganizimit të rrjetit diplomatik dhe zvogëlimit buxhetor.

E me gjithë përafrimin e marrëdhënieve që u pa në dy vitet e fundit me shtetin grek, njohja e shtetit të Kosovës nga helenet nuk duket në horizont, megjithatë në plot raste e ka përkrahë Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Njohësit thonë se Kosova këto vite nuk pati strategji të fokusuar në sjelljen e njohjeve të reja për vendin.

“Të them të drejtën nuk kemi pa strategji të fokusuara, individuale, shtet për shtet, qeveri për qeveri, sepse kjo është mënyra më  e mirë që të rrisësh potencialin për njohje të reja, nuk mundesh me strategjinë e njëjtë të lobosh në krejtë botën”, tha për RTK-në profesori Valon Myrtezaj.

Ndërkaq, ish- diplomati Blerim Canaj tha se qeveria nuk pati strategji të qartë të politikës së jashtme.

“Ne në këtë qeverisje nuk kemi pasur një strategji të qartë të politikës së jashtme e para, dhe e dyta, të gjitha njohjet, të gjitha anëtarësimet nga organizatat ndërkombëtare, gjithmonë janë bërë me përkrahjen e partnerëve, dhe tani jemi në një situatë, që edhe partner s’kemi, madje- madje, na është thënë qartazi disa herë nga partnerët amerikan”, tha në RTK ai.

Myrtezaj thotë se Kosova nuk duhet të harrojë se sa e rëndësishme është anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare e për Canajn, Qeveria nuk u tregua e sinqertë me partnerët e saj.

“Nuk mund të themi që s’ka pasur lobim por rezultati nuk është parë, por nuk duhet reshtur së lobuari, një dimension tjetër është edhe anëtarësimi në institucione ndërkombëtare, sepse pesha e një shteti në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare  në ditët e sotme matet nga njohjet bilaterale dhe anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare”, tha Myrtezaj

“Ne nuk kemi qenë të sinqertë me partneret tanë, kemi pasur ti kryejmë disa detyra, e nuk i kemi kryer, dhe nuk e kemi mbajtur fjalën kurrë, derisa edhe ata  janë tërhequr nga ne”, tha Canaj.

RTK-ja për një javë ka insistuar për një përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme, por kjo e fundit nuk foli për njohjet./RTK/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit