Radio Televizioni i Kosovës e ka prodhuar një skandal gjatë transmetimit direkt të parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në sheshet e Prishtinës të mërkurën.
Një person prapa, apo afër kamerës së RTK-së, është dëgjuar duke i sharë ushtarët.
Nuk dihet nëse personi është punonjës i RTK-së.
“A ka kalu garda, se kom pa hiç, me qen e me asi. Ah, më kanë çmend, shumë dobët janë kanë q** nanën në p***”, dëgjohet duke thënë një person prapa kamerës.
Në sektorin e komenteve në kanalin e Youtube të RTK-së, shumë njerëz reaguan ashpër pas dëgjimit të fyerjes.
“Qiteni more prej punës”, tha një komentues, duke sugjeruar se ofenduesi mund të ketë qenë punonjës i Transmetuesit Publik.