Radio Televizoni i Kosovës – RTK, i ka kërkuar falje opinionit publik dhe presidentes së vendit, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e një lajmi, ku flitej se si “t’i qepohej Vjosës”.
RTK thotë se ky lajm, i publikuar dje nuk është në përputhje me standardet profesionale dhe as me misionin e tyre si transmetues publik.
“Në mbledhjen e sotme, pos vendimeve të tjera, Menaxhmenti i RTK-së ka miratuar marrjen e masave adekuate disiplinore ndaj përgjegjësve në portalin e RTK-së”, bën të ditur transmetuesi publik.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, një medie në Kosovë ka publikuar një artikull, ku mes tjerash thuhej mundesh me hjek krejt, vec qe don i qepu Vjosë”, gjë që shkaktoi reagimin e masës por edhe të AGK-së.