7.3 C
New York
Thursday, November 20, 2025

Buy now

RTK-ja pa paga: Prej të hënës grevë prej dy orëshe

- Advertisement -

Prej të hënës, në RTK do të ketë grevë dy-orëshe.

Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Punëtorëve të RTK-së.

Njoftimi:

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK)

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së njofton opinionin dhe gjithë stafin se nga e hëna fillon greva e përgjithshme, e cila do të mbahet çdo ditë nga ora 11:00 deri në 13:00.
Gjatë këtyre dy orëve ndalet çdo punë, në çdo sektor të RTK-së: redaksi, administratë, financa, arkiv, kamera, galeri, master, teknikë, produksion, regjisorë, montazh, audio, si dhe të gjitha njësitë tjera mbështetëse. Greva vlen për të gjithë, pa përjashtim.

Kjo masë vjen pas një periudhe të gjatë kërkesash të injoruara dhe një gjendjeje që është bërë e paqëndrueshme si për stafin ashtu edhe për funksionimin e institucionit. Pagat janë të bllokuara dhe rrezikohet seriozisht vazhdimësia e RTK-së.

Kërkojmë nga menaxhmenti i RTK-së të marrë vendim të qartë për mosmbulim të fushatës zgjedhore. Pa një vendim të tillë, stafi rrezikon të përfshihet në situata të padrejta dhe të ekspozohet ndaj presioneve të jashtme.
Nëse menaxhmenti nuk del me qëndrim, SPERTK do të thërrasë bojkotin e plotë të zgjedhjeve nga ana e gjithë kolegëve.

Greva do të shoqërohet shumë shpejt edhe me protestë në shesh, para Qeverisë, për të cilën do të njoftojmë me kohë. Kjo protestë është e domosdoshme, sepse gjendja në RTK ka kaluar çdo kufi të durimit.

Ftojmë të gjithë punonjësit të qëndrojnë të bashkuar dhe t’i përmbahen vendimeve të Sindikatës. Bashkimi ynë është i vetmi mjet për të mbrojtur punën, dinjitetin dhe shërbimin publik që i ofrojmë vendit.

Qëllimi ynë është i vetëm: zgjidhja urgjente e çështjes së pagave dhe garantimi i funksionimit normal të RTK-së.
Pasi nuk ka Kuvend aktiv, kërkojmë që Qeveria, përkatësisht Ministria e Financave, të marrë vendimin e nevojshëm pa asnjë vonesë.
Nëse për zgjedhje gjenden mjete, atëherë duhet të gjenden edhe për RTK-në. Media publike nuk mund të lihet në kolaps

Të ngjashme

Të fundit