3.7 C
New York
Sunday, February 15, 2026

Buy now

RTK i ndërpret kontratën e punës gazetarës në muajin e pestë të shtatzanisë: Refuzova ta lexoi një tekst për Dimal Bashën të shkruar në zyrët e partisë

- Advertisement -
Gazetarja Edina Avdiu ka njoftuar se kontrata e saj me Radio Televizionin e Kosovës i është ndërprerë në muajin e pestë të shtatzënisë. Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar vendimi nuk lidhet me performancën e saj, pasi ajo kishte marrë vlerësime pozitive gjatë tre viteve të angazhimit në redaksinë e lajmeve, por siç pohon është rezultat i presionit politik dhe ndërhyrjes së ushtruesit të detyrës së kryeredaktorit, Blerim Haxhiaj.

Gazetarja ka deklaruar se ndaj saj ishin nisur procedura disiplinore nga i njëjti ushtrues detyre, por që ajo i fitoi përmes Komisionit Ad Hoc të RTK-së, i cili shfuqizoi vendimin e marrë më parë.

Avdiu thotë tutje se pas këtij procesi, presioni dhe ndërhyrjet e brendshme vazhduan, ku largimin e saj e lidh me refuzimin për të lexuar një tekst që, sipas saj, ishte përgatitur në  zyret e partisë në pushtet në ditën kur Dimal Basha u zgjodh kryeparlamentar disa muaj më parë, të cilin thotë se refuzoi ta lexoi.

Tutje ajo pohon se mos leximi i  këkëpse tij teksti, është një prej arsyeve pse iu ndërpre kontrata e punës nga televizioni publik.

Postimi i saj i plotë:

Publikut,

Ne nje shtet normal, demokratik ku gazetaret i kane duart e lira te shkruajne te verteten, neser une do te isha ne pune.

Por jo!

Kete postim po e bej sonte, pikerisht ne oren 19:30 sepse nga sonte, nuk do te me shihni me ne ekranin e Radio Televizionit te Kosoves, si cdo mbremje tjeter, tash e tre vjet.

Kjo, jo per shkak se ka munguar vullneti dhe angazhimi nga ana ime, por se menaxhmenti aktual i RTK-se, i cili po funksionon pa mandat, ka vendosur te mos e vazhdoj kontraten time te rregullt.

Ky njoftim me erdhi para disa javesh, me shkrim, nga administrata e RTK-se, e cila si sot tre vjet me pare me njoftoi se ‘Komisioni i perzgjedhjes eshte percaktuar se Ju jeni kandidatja me e suksesshme, andaj permes ketij e-maili, Ju njoftojme se jeni pranuar ne vendin e punes per te cilin keni aplikuar’

Ndersa tre vjet pas, pa asnje arsyetim, me vleresime vjetore mbi mesatare nga redaktoret e lajmeve, pa asnje verejtje ne dosjen time e njejta administrate me njoftoi se kontrata nuk do te ripertrihet.

Pra, nuk me largoi publiku, por direkt u.d kryeredaktori Blerim Haxhiaj i cili edhe muaj me pare nisi procedura disiplinore ndaj meje te cilat ju kthyen mbrapshte.

Kjo pasi:

“KOMISIONI AD HOC I RADIOTELEVIZIONIT TË KOSOVËS, në takimin e mbajtur
më 09.10.2025, mori këtë:
VENDIM
1. Aprovohet si e bazuar në tërësi ankesa me nr.1773/25 datë 22.09.2025 e palës ankuese Edina
Avdiu, e sistemuar në vendin e punës – Gazetare 1.
ll Shfuqizohet vendimi 1726/25 i datës 11.09.2025, me të cilin të
punësuarës Edina Avdiu i është shqiptuar masa e lehtë disiplinore “Verejtje me shkrim”

Megjithate lufta per te me degraduar e ne fund larguar, nuk pushoi.

Paralajmerimi per mosvazhdim te kontrates nga nje institucion publik sic eshte RTK-ja, erdhi ne muajin e peste te shtatezanise time, per cka eproret e mi ishin ne dijeni.

Arsyetim as vendim nuk mu percoll, POR arsyet qe dihen jane se;

Ne keto 3 vite angazhimi ne transmetuesin publik, partise ne pushtet nuk i konvenonte as kur e mbaja mikrofonin ne dore e beja pyetje, as kur e lshoja ne toke, ndaj vendosen qe te ma merrnin nga dora.

Ne te dy rastet u ftova nga u.d kryeredaktori i cili me thoshte se presioni nga partia ne pushtet eshte i madh, presion qe i erdhi ne zarf me 200 mijeshen nga Qeveria, nderkohe qe pyetja ime per kryeministrin ishte, pse nuk kam rroge?
Presion u provua te ushtrohej edhe ndaj meje si gazetare, natyrisht jo direkt nga partia, por permes veglave te tyre brenda RTK-se, ne pozita te redaktoreve.

Me gjithe presionin, censuren, mbledhjet e bezdisshme te mengjesit, ku temat refuzoheshin se nuk i konvenonin partise ne pushtet, ku gazetaret fshehnim koken prapa ekranit te kompjuterit per te mos na u dhene tekste qe vinin direkt nga partia, megjithate arrija disi te realizoja nje a dy kronika te balancuara per edicionin qendror.

Ndikimi i partise ne pushtet, ne Dhomen e Lajmeve po ndihej aq fort, sa ‘erdhi dita’ qe gazetaret gezoheshim nese nje dite shpetonim pa na u dhene ndonje detyre e ketij lloji (lexo propagande).

Ne keto rrethana, qe per te qene reale, nuk ishin te tilla kur une fillova punen, arrita te realizoj 803 kronika, e qindra lidhje direkte.

Por puna me e madhe qe kam bere, mendoj une, jane kronikat qe s’i kam bere, tekstet qe s’i kam lexuar.

Nje nder to eshte ky tekst, i shkruar ne zyret e partise, qe me erdhi si urdher nga redaktorja ta lexojq, ne diten qe kryeparlamentar u zgjodh Dimal Basha. Insistimi ishte qe thjeshte ta lexoja, pa bere pyetje dhe pa mu pergjigjur se kush ishte autori.

Natyrisht se une refuzova ta lexoja kete tekst me cilesime e joprofesional per edicionin qendror te lajmeve.
Sidoqofte, meqe kam punuar e jam angazhuar vetem per interesin e publikut, po e le ne rubriken e komenteve, tekstin e asaj dite, qe publiku ta lexoj dhe kuptoj; pse une nuk jam me pjese e televizionit publik te Kosoves.

 

 

 

Të ngjashme

Të fundit