-2.1 C
New York
Sunday, January 4, 2026

Buy now

RTK gjobitet me 2.500 euro nga Inspektorati, nuk e ka kthyer ende në pozitën e redaktores Blera Foniqin

- Advertisement -

Gazetarja Blerta Foniqi Kabashi ka bërë të ditur se RTK është gjobitur nga Inspektorati i Punës me gjobë prej 2.500 euro për shkak se ende nuk e ka zbatuar vendimin për kthimin e saj në pozitën e redaktores në lajme qendrore.

Znj.Foniqi Kabashi njofton:

2.500 euro gjobë për RTK-në

RTK ende nuk e ka zbatuar vendimin e Inspektoratit për kthimin tim në pozitën që e kam ushtruar për 15 vjet si redaktore në lajmet qendrore.

Për këtë arsye, RTK fatkeqësisht është dënuar me 2.500 euro gjobë, të cilën duhet ta paguajë brenda tridhjetë ditësh.

Këto mijëra euro të taksapaguesve po shkojnë për gjoba, në një kohë kur RTK i kishte të siguruara pagat vetëm për muajin dhjetor. Thënë ndryshe, nga këto 2.500 euro, RTK ka mundur t’ua ndajë nga 100 euro 25 kolegëve që kanë punuar me orar të tejzgjatur këto ditë.

Por, siç do të thoshte dikur SPRTK-ja, paligjshmëria në RTK është bërë alarmante.

Ju njoftoj gjithashtu se tashmë kam ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore ndaj personave përgjegjës që aktualisht janë në krye të RTK-së, si dhe e kam njoftuar, me fakte, Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit për mjetet financiare që ata po vazhdojnë t’i përfitojnë kundërligjshëm.

Gëzuar Vitin e Ri, me shpresën se këtë vit do të shkelet më pak ligji

Të ngjashme

Të fundit