18.2 C
New York
Friday, September 12, 2025

Buy now

Rryma u shtrenjtua më së shumti, ASK: Inflacioni në gusht arriti në 0.5 për qind

- Advertisement -

Çmimet e produkteve të konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje 4.5 për qind në muajin gusht të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Këto të dhëna u bënë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ku thuhet poashtu se për këtë periudhë inflacioni mujor ishte 0.5 për qind.

Bazuar në të dhënat e ASK-së, rritjet më të mëdha të çmimeve janë evidentuar tek energjia elektrike dhe pushimet e organizuara me 17.1 për qind, transmeton Klankosova.tv

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,5 %  në muajin Gusht 2025 krahasuar me muajin Gusht 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: energjia elektrike (17,1%)”.

Sipas kësaj agjencie ka pasur edhe rënie të çmimeve.

“Rënie e çmimeve vërehet tek biletat e fluturimeve (-7,8%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (-4,1%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-3,2%)”, thekson mes tjerash  Agjencia e Statistikave të Kosovës në raportin “Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), Gusht 2025”

Të ngjashme

Të fundit