Puna e Buxhetit i nxori shumë telashe komunës së Prishtinës e cila s’pati para t’ia paguajë faturat e rrymës disa shkollave që përkohësisht mbetën pa energji elektrike.
Kjo punë megjithatë u zgjidh disi, përkohësisht, raporton Klan Kosova.
Nga KEDS-i nuk treguan borxhin total që e ka komuna. Por, televizioni merr vesh se vetëm për shkollat e kryeqytetit, shuma e rrymës së papaguar kalon 200 mijë euro.
Sidoqoftë, në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, të enjten do të diskutohet edhe për miratimin e Buxhetit të Prishtinës si dhe dy komunave të tjera, Gjilanit dhe Zubin Potokut.






