Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese konstatojë se dekreti i presidentes Osmani ishte anti-kushtetues dhe pa bazë kushtetuese.
Ai ka thënë se aktgjykimi ka dhënë mundësi për zgjedhjen e presidentit dhe sipas tij, partitë politike duhet të gjejnë konsensus për një marrëveshje për të shmangur zgjedhjet.
Rrustemi në një prononcim për edicionin e lajmeve qendrore në Tëvë1, ka thënë se LVV ka vullnet për arritjen e një marrëveshje dhe se do t’i aktivizojnë takimet me liderët e partive opozitare, mbi bazën e ftesës që u ka dërguar Kurti.
“Duhet të fillojnë konsultat e mes partive politike që të gjejnë konsensusin që vendit t’i japim president dhe të shmangim këtë krizë. Mbi bazën e ftesës që kishte bërë kryeministri Kurti drejtuesve të partive opozitare, duhet t’i aktivizojmë këto takime me mirëbesim, sinqeritet dhe me qëllimin e mirë për ta zgjedhur presidentin”, ka thënë Rrustemi.
Gjykata Kushtetuese ka thënë afat 34 ditë për zgjedhjen e presidentit duke theksuar se dekreti i presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit nuk ka paraqet efekt juridik.






