Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka kritikuar IKD-në, me saktë Ehat Miftarajn, duke thënë se ai po përpiqet t’i kundërpërgjigjet, pasi më herët kishte shkruar për kontradiktat e qëndrimeve të këtij Instituti karshi vendimit të Qeverisë për pagat e gjyqtarëve.
“Ehati me statusin e tij veç se po e konfirmon konsistencën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Statusi i tij, është argument për mua, jo për Ehatin e jo kundër meje. Ai po tregon se si VV kur ka qenë në opozitë ka kundërshtuar vendimin e Haradinajt për rritjen e pagës vetes dhe stafit të tij. E saktë. Po thotë po ashtu se paskemi thënë atëbotë se pagat e zyrtarëve shtetërorë duhet të rregullohen vetëm nga Kuvendi dhe me ligj. E saktë. Atë edhe po e bëjmë. Përmes projektligjit për pagat po i rregullojmë pagat e të gjithë zyrtarëve publikë, në mënyrë sistematike. E në rastin e gjyqtarëve pagat po rriten me ligjin e pagave” shkroi Rrustemi.
Ai tutje tha se Qeveria është duke e zhbërë vendimin e ish-kryeministrit Haradinaj, për t’i lëshuar vendin ligjit për pagat e zyrtarëve.
Ky është shkrimi i plotë i tij:
Ehat Miftaraj nga IKD, paska nxjerrë një status në përpjekje të kundërpërgjigjes ndaj statusit tim dekonstruktues të kontradiktave të qëndrimeve të IKD-së në lidhje me vendimin e Qeverisë për vendosjen e ligjshmërisë për pagat e gjyqtarëve.
Në pamundësi për t’i komentuar për shkak të mungesës së qasjes në faqen e tij, po ia them këtu.
Ehati me statusin e tij veç se po e konfirmon konsistencën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Statusi i tij, është argument për mua, jo për Ehatin e jo kundër meje. Ai po tregon se si VV kur ka qenë në opozitë ka kundërshtuar vendimin e Haradinajt për rritjen e pagës vetes dhe stafit të tij. E saktë. Po thotë po ashtu se paskemi thënë atëbotë se pagat e zyrtarëve shtetërorë duhet të rregullohen vetëm nga Kuvendi dhe me ligj. E saktë. Atë edhe po e bëjmë. Përmes projektligjit për pagat po i rregullojmë pagat e të gjithë zyrtarëve publikë, në mënyrë sistematike. E në rastin e gjyqtarëve pagat po rriten me ligjin e pagave.
Përfundimisht, z. Miftaraj po e konfirmon se ne po bëjmë tash atë çfarë kemi thënë atëherë. Atëherë kemi kontestuar vendimin e Haradinajt, tash po e zhbëjmë atë tërësisht. Atëherë kemi thënë që pagat rregullohen veç me ligj e nga Kuvendi, këtë po e bëjmë me projektligjin për pagat e zyrtarëve.
Respekte,
Miqësisht,