Adnan Rrustemi i Lëvizjes Vetëvendosje lavdëroi figurën e Albulena Haxhiut, e cila u ngarkua me ushtrimin e detyrës së presidentes pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit dhe dështimit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin e ri.
Rrustemi tha se ajo e ka qenë e angazhuar “për të mirën publike” në çdo pozitë që ka pasë, ndërsa u shpreh i bindur se kjo do ta udhëheqë edhe në detyrën e të parës së vendit.
“Si Kryetare e Kuvendit, znj.Albulena Haxhiu sipas fuqisë së Kushtetutës, nga sot e deri në zgjedhjen e Presidentit, do ta ushtrojë detyrën e Presidentes së Republikës për të garantuar vazhdimësi institucionale. Një politikane e angazhuar fuqishëm për të mirën publike e interesin shtetëror kudo ku ka qenë e angazhuar, jam i bindur se edhe nga detyra e Presidentes së Republikës, lajtmotiv të veprimeve të saj do ta ketë vetëm interesin shtetëror”, shkroi ai.






