3.7 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Rrustemi i VV-së: Qasja e Lajçak është e gabueshme, prodhon moszbatim të marrëveshjes së Brukselit

- Advertisement -

Adnan Rrustemi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me qasjen e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Rrustemi ka kritikuar qasjen e Lajçak në dialog, e cila sipas tij është gabim.

Ai ka shprehur shqetësimin se kjo qasje mund të formojë një skenar që do të pengojë zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe mund të favorizojë Serbinë në dëm të Kosovës.

“Qasja e Lajçak është e gabueshme, dhe bindja jonë është natyrisht se një qasje e tillë padyshim formëson ose prodhon një skenar që pamundëson zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit nga neni i parë deri te neni dhjetë. Dhe mundëson implementimin vetëm të pikave në mënyrë të kufizuar të cilat i interesojnë Serbisë”, është shprehur ai.

Rrustemi ka theksuar se neni 1 dhe 2 i marrëveshjes midis dy vendeve janë më të të rëndësishme më shumë se neni 7 dhe 10.

Nenat 1 dhe 2 siç ka thënë ai në emisionin Debat Plus, flasin për integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, si dhe për raportet fqinjësore dhe barazinë e shteteve.

“Nuk mund të jetë asnjëherë neni 7 i ndërlidhur me nenin 10 me i rëndësishëm se neni i parë dhe neni dy, jo se neni i parë dhe neni dy janë në interes te Kosovës, pro flasin për respektim të integritetit dhe sovranitetit, flasin për raportet fqinjësore mbi barazinë e shteteve”, ka thënë ai.

“Nuk mund të kushtëzohet një marrëveshje bazë për të cilën jemi dakorduar duke e tërhequr nga sirtari një marrëveshje tjetër dhjetë vite më parë si kushtëzim për ta impelmentu këtë marrëveshje. A mund të flasim për marrëveshjen që jemi pajtuar në shkurt?”, ka deklaruar tutje Rrustemi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit